25.08.2020 - 13:42
Një 26-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës.
“Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T., 26 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.