Universiteti i Alabamës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportoi qindra raste me koronavirus vetëm një javë pasi rihapi dyert për studentët, pas masave shtrënguese të izolimit.
Zyrtarët e universitetit tregojnë se 566 raste me virusin vdekjeprurës u identifikuan mes nxënësve dhe stafit që nga data 19 gusht.
“Sfida jonë është virusi. Ajo që ne duhet të bëjmë është të identifikojmë vatrat e Covid-19 dhe zonat ku përhapet, kështu që ne të punojmë me studentët dhe stafin që të minimizojmë rrezikun për ditët në vazhdim”, tha presidenti i universitetit, Stuart Bell.
Ai shtoi se universiteti po përpiqet të shtojë dhe shtretër të tjerë për studentët që do të karantinohen pasi kanë rezultuar pozitivë, apo ata që janë ekspozuar ndaj virusit.