MENU
klinika

Ja kur

Besa Shahini: Do të dyfishojmë numrin e punonjësve të shërbimit psikosocial

26.08.2020 - 10:30

Ditën e sotme, në një publikim në rrjete sociale, Ministrja Besa Shahini është ndalur tek puna nga ana e shërbimit psikosocial realizuar gjatë vitit jo të lehtë shkollor që lamë pas.

Vështirësitë e diktuara nga tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia COVID-19 nuk e kanë ndaluar aspak ritmin e punës të shërbimit psikosocial, përkundrazi angazhimet janë shtuar në maksimum gjatë këtij viti me qëllim përballimin e një viti aspak të lehtë shkollor.

“Me dyfishimin e numrit të psikologëve dhe punonjësve social vitin e ardhshëm shkollor, jemi të bindur se do të kontribuojmë drejtëpërdrejtë në përmirësimin e mëtejshëm të eksperiencës shkollore të nxënësve tanë”, shprehet Ministrja Shahini në postimin e saj.