MENU
klinika

Mali i Zi

Thaçi thirrje shqiptarëve: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

26.08.2020 - 11:42

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka bërë apel shqiptarëve të Malit të Zi të dalin masivisht në zgjedhjet e së dielës. Me anë të një postimi në “Facebook”,  Thaçi shkruan se duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të forcuar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik.

U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor”, shkruan presidenti.

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të zhvillohen të dielën e 30 gushtit, ku pesë parti shqiptare do të garojnë në një koalicion të përbashkët.