Pushimet u kthyen në tragjedi për një familje në Durrës.
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë, ku u mbytën babë e bijë, përkatësisht 44 dhe 9-vjeçe, ndërsa mësohet se ka qenë kjo e fundit e cila është rrëmbyer nga dallgët.
Pasi e ka parë të bijën në rrezik 44-vjeçari është futur menjëherë në det, duke tentuar ta shpëtojë atë, por është mbytur tragjikisht vetë.
Vajza është nxjerrë e gjallë nga deti dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, por ka ndërruar jetë pak minuta më vonë. Kanë qenë pushuesit e tjerë që kanë ndërhyrë në momentin kur kanë parë babë e bijë që po mbyteshin dhe kanë nxituar t’i shpëtonin, por pa sukses.
Bëhet me dije se ata ishin nga Tirana, ndërsa kishin shkuar në plazhin e Rrushkullit në Durrës për pushime.