MENU
klinika

“Po punojnë me armë kimike”

SHBA fut në listën e zezë institutin rus që shpiku vaksinën anti-Covid

27.08.2020 - 09:34

Shtetet e Bashkuara kanë futur në listën e zezë Institutin rus që shpiku vaksinën anti-Covid.

Sipas Agjencisë lajmeve Sputnik, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi në qershor se Instituti i 48-të Qendror i Kërkimit Shkencor testoi vaksinën për toksicitetin, sigurinë, imunogjenitetin dhe efikasitetin mbrojtës dhe se është futur në listën e zezë të SHBA.

“Shtetet e Bashkuara kanë shtuar pesë institute kërkimore ruse në listat e saj të sanksioneve, përfshirë Institutin e Kërkimit të Ministrisë së Mbrojtjes, i cili ishte i përfshirë në punën për vaksinën COVID-19”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara.

SHBA me këtë vendim pretendojnë se institucionet e listuara po punojnë për armë kimike dhe biologjike.

Përveç Institutit të 48-të të Kërkimeve Shkencore Qendrore, SHB ka sanksionuar Institutin e 33-të Qendror të Kërkimit dhe Testimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Institutin Shtetëror të Kërkimit të Kimisë Organike dhe Teknologjisë.

Sipas informacionit zyrtar, Instituti i 33-të Qendror i Kërkimit dhe Testimit është një institucion lider në fushën e mbrojtjes nga rrezatimi, kimia dhe biologjia.

Vaksina ruse COVID-19, e quajtur Sputnik V, u zhvillua nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya me bazë në Moskë dhe Ministria e Mbrojtjes Ruse dhe u regjistrua zyrtarisht nga qeveria ruse më 11 gusht.

Ministria ruse e Shëndetësisë tha që Sputnik V i ishte nënshtruar të gjitha kontrollet e nevojshme dhe ishte vërtetuar se ishte në gjendje të ndërtojë imunitet kundër virusit.