MENU
klinika

"Jetojmë si në përralla!"

Banorët e lumtur të shtëpisë… 900-vjeçare

27.08.2020 - 11:58

        Nuk ngjan aspak, me një shtëpi të zakonshme ku jeton një familje… “Madresfield Court”, në fakt është “streha” e kësaj familjeje të lumtur, prej disa vitesh.

Prona, e vendosur në fshatin Worcestershire, Angli, ka qenë e familjes së pronarit aktual, Lucy Chenevix-Trench, prej 900 vjetësh.

Megjithatë, Lucy dhe burri i saj Jonathan, e kanë shndërruar ndërtesën e vjetër dhe hijerëndë, në një vend tërheqës dhe mikpritëse për katër fëmijët e tyre: May, Jack, Evie dhe Max.

Historia e tyre është një nga 12 të tillat, që rrëfehen në librin “Old Homes, New Life”, me autorësi nga Clive Aslet dhe fotograf, Dylan Thomas.

Historia e tyre, bën fjalë për disa nga ndërtesat më madhështore të vendit, që mbeten ende në pronësi private.

Lucy ishte 23 vjeç, kur e ëma, Lady Morrison, shkoi për të jetuar në Madresfield, pasi e trashëgoi shtëpinë nga xhaxhai.

Ajo u mundua shumë për ta mirëmbajtur shtëpinë, por kur aty mbërritën Lucy dhe Jonathan, më 2012-ën, shtëpia madhështore kishte ende shumë punë për të bërë, pasi aty, prej më shumë se 100 vitesh, nuk kishte pasur fëmijë të vegjël./Konica.al