MENU
klinika

Pas NBA, edhe ligat e tjera

Sporti kundër racizmit në SHBA, të gjithë bojkot

27.08.2020 - 12:29

Ka marrë përmasa të mëdha bojkoti fillimisht i dy skuadrave në NBA e më pas të tjerave. Dita e sotme do të jetë një ditë që do të hyjë në historinë e Amerikës dhe të sportit të saj, pasi janë anuluar ndeshjet në shumë disiplina sportive për shkak të racizmit (plagosjes me armë zjarri e Jacob Blake nga një polic).

Pasi anulimit të 3 ndeshjeve të NBA-së, edhe Mlb (Major League Baseball) ka vendosur të mos zbresë në fushë. Në fakt, disa ndeshje kishin nisur në momentin që Liga të ndahej në dy pjesë dhe disa skuadra vendosën të mos zbrisnin në fushë.

Kështu, ndeshja e parë e shtyrë është ajo mes Breëers dhe Reds e më pas pezullohet edhe sfida mes Mariners dhe Padres. Në fund u anulua edhe derbi kalifornian mes Dodgers dhe Giants, ndeshje të shtyra pa afat nga organizatorët.

Edhe Mls (Major Leaguer Soccer-kampionati i futbollit) vendosi të ndalë, pas protestës së shoqatës së lojtarëve. Kështu, u anuluan ndeshjet Inter Miami-Atlanta, Dallas-Colorado, Real Slat Lake-LAFC, San Jose-Portland dhe LA Galaxy-Seatle.

Edhe turneu i Sinsinatit për femra pati një episod kurioz. Tenistja japoneze Naomi Osaka, ish-numri 1 në botë për femra, vendosi të mos luajë në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Elise Mertens, në shenjë proteste ndaj racizmit.

Fillimisht organizatorët vendosën që Mertens të shkojë në finale, më pas morën vendimin që sfida të shtyhet dhe ndeshjet e këtij turneu të ndalen deri të premten. Në këtë turne Djokovic shkoi në gjysmëfinale, ndeshjet janë shtyrë, në pritje të zhvillimeve të tjera. Në rrezik tani është US Open.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


LeBron James me mesazh të qartë

Racizmi në SHBA, bojkotohen ndeshjet e NBA