MENU
klinika

Nga Bloomberg

Kura për shërimin nga koronavirusi mund të jetë “nën hundën” tonë

27.08.2020 - 12:51

Askush nuk dëshiron që të izolohemi sërish. Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe Pedro Sanchez kanë përjashtuar mundësinë e izolimit pavarësisht rasteve në rritje.

Arsyet e tyre janë të qarta: Një bllokim i dytë do të pengonte ekonominë dhe do ta përçante shoqërinë, dhe do të ishte gjithashtu një miratim nga ana e politikanëve dhe zyrtarëve të shëndetit publik se kanë humbur luftën kundër Covid-19.

Strategjia më pak drakoniane e kombinimit të masave parandaluese, ndërsa presim zhvillimin e një vaksinë, është rruga e duhur. Por ka gjithashtu edhe disa limite këtu, përcjell abcnews.al

Urdhrat mbi përdorimin e maskave po bëhen gjithnjë e më të ashpra dhe më të ndërlikuara. Udhëtimet ndërkombëtarë, të cilat nuk janë provuar gjithmonë si efektive ose të lehta për tu zbatuar, po rifillojnë përsëri.

Dhe ndërsa testimi dhe gjurmimi janë thelbësor për identifikimin e rasteve të reja, ka ende mangësi që duhen përmirësuar. Spanja i ka bërë thirrje ushtrisë për të ndihmuar në situatën e krijuar nga Covid-19, shkruan abcnews.al

Zbatimi i rregullave do të bëhet më i vështirë për tu zbatuar me kalimin e kohës. Historiani Frank Snowden, ka treguar që qytetarët që kanë përjetuar gripin spanjoll të viteve 1918-19 deri te banorët e Napolit të shekullit të 19-të, kanë protestuar kundër rregullave të anti-kolerës.

Rritja e numrit të rasteve të reja

Masat e reja duhet të jenë në kuadrin e efektivitetit të masave. Ndërsa po punohet për gjetjen e një vaksine, gjetja e një trajtimi për virusin do të ishte ndryshimi i lojës.

Ka të ngjarë të jetë më e lirë dhe më e shpejtë për tu prodhuar sesa një vaksinë. Fatkeqësisht 7 muaj që po jetojmë me këtë pandemi duhet të themi se ka pasur shumë pak përparime.

Ne mund të trajtojmë rastet serioze por nuk mund të bëjmë më shumë se kaq. Një artikull i publikuar në muajin e kaluar nga komiteti shkencor i qeverisë franceze citoi dexamethasone — si ilaç anti-inflamator me një kosto të ulët –i cili rezultoi efikas në përmirësimin e pacientëve që kishin vështirësi në frymëmarrje së bashku me ilaçin e artritit tocilizumab, shkruan abcnews.al

Shtrimi i pacientëve në spitale

Ky nuk është një virus i zakonshëm. Gjetja e një trajtimi kërkon burime. Instituti Milken po studion aktualisht 316 trajtime krahas 203 vaksinave.

Studimet klinike të nxituara, të destinuara për të dhënë rezultate më të shpejta, kanë sjellë vetëm konfuzion te njerëzit. Përdorimi i ilaçeve të anti-malaries si hidroksiklorure ose terapitë e HIV përfshirë lopinavir nuk kanë rezultuar efikase, shkruan abcnews.al

Spitalet janë në mëshirën e virusit. Një rritje e të infektuarve me simptoma të buta ka ulur nivelin e vdekshmërisë në 3.5%. Julien Carvelli, një mjek i kujdesit intensiv në Spitalin La Timone në Marsejë, deklaroi se shqetësimi i tij është shtrimi i të infektuarve me Covid-19 ndërsa dimri po afrohet.

Numri total i vaksinave dhe kurave që po zhvillohen

Ka mënyra të ndryshme se si mund të përmirësojmë kërkimet për një trajtime të ndryshme siç janë provat klinike adaptive . Çmimi për zhvillimin e ilaçeve Covid-19 mund të arrijë në 200 milion dollarë për trajtim (një pjesë e 1 miliard dollarëve që mund të kushtojë për të prodhuar një vaksinë të vetme).

Pavarësisht gjetjes së një kure, praktika si maskat dhe distanca sociale duhet të zbatohen. Ne gjithashtu duhet të përgatitemi për vjeshtën. Vëmendja jonë duhet të jetë në gjetjen e një trajtimi kundër Covid-19. Dhe kjo mund të jetë afër kaq afër nesh.