MENU
klinika

"Rrezik baret dhe plazhet"

Tomini: 30% e të prekurve nga Covid në Shqipëri, të moshës 25-30 vjeç

27.08.2020 - 19:53

Të rinjtë nga 25 deri në 30 vjeç përbëjnë gati 30% të të prekurve me koronaviurs në Shqipëri ndërsa në vatra të infeksionit janë kthyer dhe baret e pubet verore.

“Nëse e keni vënë re edhe masat e ministrisë së shëndetësisë përkundrejt pube-ve verore dhe grumbullimeve masive dhe vendet më të frekuentuara më shumë, që janë vatra infeksioni për Covid dhe masat e ministrisë janë adresuar përkundrejy aktiviteteve verore.

Shpesh kemi thënë shpesh se grupmosha aktive ajo që favorizon grupet shoqërore, që e sjell vera dhe grupmosha e re, janë grupe rrisku për transmetim infeksioni në familje”, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini.

Dy muajt e fundit Shqipëria po përballet me rritje të rasteve të të infekuarve me koronavirus megjithkëtë autoritete kanë vendosur hapjen e shkollave me 14 shtator ndonëse me kushte të tjera.

Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini shpjegon se para këtj vendimi janë vlerësuar disa kritere.

“Janë marrë % e ulët e prekjes së fëmijëve dhe e moshës që fillon apo pritet që të fillojë shkollën një indikator i rëndësishëm është efekti psiokologjik dhe emocional që pati karantina dhe mosfrekuentimi i shkollës gjatë këtyre muajve.

Ndërkohë rekomandimi i OBSH-së dhe i qendrës Evropiane të Sëmundjeve Infektive këta indikatorë çuan në një vlerësim jo vetëm nga ministria e Shëndetësisë por dhe nga ana e ministrisë së Arsimit”, është shprehur ndër të tjera ajo.

Ndërsa për rastet kur në një klasë mund te zbulohet një nxënës apo mësues i infektuar mjekja Tomini tregon se janë përgatitur disa skenarë.

“Çdo rast i evidentuar do të monitorohet rrethi i ngushtë familjar dhe në kontaktet e ngushta të klasës apo shkollës, gjithë aktiviteteve që ka kryer dhe ka ndjeku nxënëse. Janë disa skenare, skenari i izolimit të vetëm një rasti nëse nuk kemi kontakte me të tjerë dhe ndjekja e kontakteve të ngushta.

Skenar tjetër është nëse kemi 2 tre nxënës do të mbyllet klasa dhe do të ndiqen kontaktet e nxënësve dhe nëse kemi të bëjmë me një shkollë një përhapje më të madhe vëmendje”, ka thënë Tomini.

Specialistët parashikojnë një vjeshtë të vështirë sa i përket Covid 19, kjo dhe për shkak të qarkullimit të virozave të stinës. Prandaj ato u kërkojnë qytetarëve të bashkëpunojnë me qëllim minimizimin e rasteve të të prekurve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN