Në NBA ka vijuar bojkoti, por kampionati do të rinisë me shumë gjasa brenda 48 orëve. NBA ka konfirmuar se ka shtyrë 3 ndeshjet që ishin në kalendar për t’u luajtur sot. Ndërkohë që, vijojnë bisedimet mes palëve për të gjetur një zgjidhje.
Gjithsesi, në takimin që lojtarët e skuadrave që janë ende në Orlando, ku po luhet faza nale e sezonit 2019-2020, kanë dhënë OK e tyre për t’u rikthyer në fushë. Ky vendim është marrë për të mos hedhur poshtë sakrificat që skuadrat e lojtarët kanë bërë gjatë 6 javëve të fundit, kur vendosën të rinisin kampionatin pas pandemisë.
Ka reaguar Presidenti i Amerikës, Donald Trump, që ka përdorur tone të ashpra karshi NBA-së. Gjatë një vizite në Louisiana, ku ka mbërritur uragani Laura, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka komentuar situatën në basketbollin amerikan:
“NBA është kthyer në një organizatë politike dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Nuk mendoj se është pozitive për sportin dhe vendin tonë kjo që po ndodh aty. Një sport që ka rënie të popullaritetit me këto që po bën”.