Unë kam marrë ilacin warfarinë për të holluar gjakun për disa vjet. Unë e di se ka lloje të reja të holluesve të gjakut, por kam dëgjuar se ato kanë anët e këqija.
A duhet të vazhdoj me warfarin apo duhet të provoj një hollues të ri ?Ja çfarë duhet të dini.
Disa gjendje mjekësore çojnë në mpiksje gjaku. Më e zakonshmja është ritmi i parregullt i zemrës i quajtur fibrilacioni atrial. Rreth 20% e të gjitha goditjeve në tru janë shkaktuar nga mpiksjet që rezultojnë nga fibrilacioni atrial – zakonisht për shkak të trajtimit joadekuat me hollues të gjakut.
Që nga viti 1954, warfarin ka qenë në dispozicion për të zvogëluar rrezikun e mpiksjes së gjakut. Funksionon: zvogëlon rrezikun e goditjeve në tru me rreth 60%. Por warfarin është larg nga një ilaç i përsosur.
Rrit rrezikun e gjakderdhjes madhore. Kjo kërkon teste të shpeshta të gjakut dhe rregullime të dozës për të siguruar që gjaku të “hollohet” vetëm sa për të parandaluar mpiksjen e padëshiruar, por jo aq shumë sa të mos mund të mpikset kur ju duhet. Warfarin gjithashtu bashkëvepron me shumë ilaçe të tjera dhe me ushqime. Këto ndërveprime mund të rrisin rrezikun e mpiksjes ose gjakderdhjes së rëndë. Ka antidote kur gjakderdhja rezulton nga shumë warfarin. Disa gjakderdhje kurohen shpejt; të tjerët, të tilla si ato që trajtohen me vitamin K, marrin më shumë kohë për të vepruar.
Që nga viti 2010, katër hollues të rinj të gjakut janë bërë të disponueshëm. Ata kanë përparësitë e mëposhtme, krahasuar me warfarinën:
- janë të paktën po aq efektive në zvogëlimin e mpiksjes (dhe goditjet e shkaktuara nga mpiksja)
- zvogëlojnë rrezikun e gjakderdhjes në tru
- nuk kërkojnë testime të rregullta të gjakut dhe rregullime të dozës.
Ata gjithashtu kanë pasur disa disavantazhe.
Disa rrisin rrezikun e gjakderdhjes së rëndë gastrointestinale krahasuar me warfarinën.
Deri kohët e fundit, nuk kishte antidot për të ndaluar ose ngadalësuar episodin e rrallë por të vërtetë të gjakderdhjes.
Në vitin 2015 një antidot u miratua për njërin nga katër ilaçet e reja, dhe antidotët për të tjerët janë në fazat e vona të testimit. Një tjetër disavantazh i barnave të reja është se efekti i tyre nuk zgjat për aq kohë sa ai i warfarin: nëse harroni një dozë të një dite, rreziku për mpiksje kthehet më shpejt. Një pengesë përfundimtare është kostoja: ilaçet e reja ju kushtojnë rreth 30 herë më shumë sesa warfarin.
Njerëzit që fillojnë hollimin e gjakut për herë të parë , marrin një nga ilaçet më të reja – duke supozuar se mund t’i përballojnë ato. Po për njerëzit, të cilët kanë marrë warfarin për shumë kohë.
Një studim i kohëve të fundit zbuloi se një pjesë e konsiderueshme e njerëzve në ëarfarin kanë ditë kur ata janë në rrezik më të madh për mpiksje ose gjakderdhje sesa do të tregojë testimi i rastit i gjakut.
Që nga koha kur studim u botua, është arritur në përfundimin se edhe njerëzit që kanë përdorur ëarfarin për një kohë të gjatë me sukses të dukshëm, duhet të konsiderojnë kalimin në një nga holluesit e rinj të gjakut.
Holluesit e rinj të gjakut kanë pro dhe kundër. Pyete mjekun nëse është mirë ta ndërrosh.