MENU
klinika

Arsyet pse duhet t'i konsumoni

Lajthitë e njoma ndihmojnë trurin dhe zemrën!

28.08.2020 - 16:13

Kjo është periudha e parë kur lajthitë e para të njoma dhe të freskëta sapo janë këputur nga pemishtet dhe gjenden në koshat e tregjeve të fshatarëve.

Nëse ju pëlqejnë dhe i konsumoni shuëm mirë, nesë si njihni vlerat e tyre ja për çfarë ju ndihmojnë dhe pse duhen konsumuar çdo ditë.

Sipas të dhënave shkencore, nëse konsumoni lajthi në pesë ditë në javë, reduktoni rreziqet e zemrës me 30-50%, kjo bazuar në shifrat e Organizatës Botërore të Ushqimit.

Burim i shkëlqyer me Omega-3 dhe mbrojnë shëndetin e zemrës

Lajthia ka yndyrna të pangopura, të cilat zvogëlojnë kolesterolin e keq në gjak me 27%. Sipas studimeve njerëzit që konsumojnë lajthi rregullisht kanë 50% më pak shanse për të humbur jetën si pasojë e atakut në zemër.

Lajthitë e njoma, magjike për shëndetin e trurit

Ngrënia e lajthive të njoma përmirëson funksionet e trurit, lufton depresionin dhe frenon problemet mendore si pasojë e moshës.

Mrekullitë që bën për gjakun

Lajthitë janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës E që parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe rrezikun e shfaqjes të sëmundjeve të gjakut.

Ndihmojnë sistemin nervor

Lajthitë janë të pasura me vitaminë B6 që nevojitet për formimin e mielinës, që është mburoja e nervave. Kjo rrit shpejtësinë dhe efikasitetin e impulseve dhe lejon funksionimin normal të sistemit nervor.

Lajthitë e njoma ndihmojnë shtatzaninë

Në ndryshim nga arrorët e tjerë, lajthitë janë një burim i pasur me folat. 100 gramë lajthi kanë 30% të dozës së rekomanduar ditore.

Folati i bën mirë grave shtatzëna sepse parandalon aneminë dhe defektet nervore tek foshnjat.