MENU
klinika

Vazhdon debati virtual

Basha foli për pazare të fshehta, Rama: Ti do teatër…

28.08.2020 - 17:44

Debati virtual mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha vijon prej disa orësh.

Pasi kryedemokrati i kërkoi llogari për transparencë, Rama u shpreh duke thënë se nuk ka marrëveshje as negociata që prej ndryshimit të qeverisë ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme nuk ka pasur një të tillë.

“Për çfarë transparence e ke fjalën Lulëzim, kur s’ka as marrëveshje, as negociata qysh se ka ndryshuar qeveria në Greqi, ndërkohë që as me qeverinë e mëparshme marrëveshja s’është arritur?!

Ti do teatër vëlla që të zbavisësh ata që të vijnë në shfaqje, të kuptoj, lum ti medet ata”, shprehet Rama në reagimin e disatë.

Në mesazhin e fundit Basha shkruante:

“Po ta përsëris Edi Rama, bëj transparencë e mos u fshih pas gërrvërreve bajate. As servilët e fundit që të kanë mbetur nuk qeshin me to. Nuk je thjesht i lagur, je i mbytur në detin e marrëveshjeve të fshehta në kurriz të shqiptarëve.”

Debati mes tyre ka nisur për çështjen e kufirit detar pasi kryeministri grek ka deklaruar që do të zgjerohen me 12 milje dhe opozita kërkon transparencë nga qeveria nëse cënohet hapësira shqiptare.