Fieraku Ramen Çepele ishte surpriza e madhe e listës së Kombëtares shqiptare për 2 sfidat e muajit shtator. Mbrojtësi 17-vjeçar është pjesë e moshave të Interit, ndërkohë që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Italisë U-17.
Çepele vlerësohet si një talent tepër premtues, për të ardhmen, ndërkohë që vlen të theksohet fakti se menaxheri i shqiptarit është një emër i madh si Mino Raiola.
Përballjet e Ligës së Kombeve, do të ishin një shans ideal për t’i dhënë disa minuta mbrojtësit 17-vjeçar dhe për ta pasur përgjithmonë në gjirin e ekipit Kombëtar.
Edy Reja e ka ndjekur talentin shqiptar dhe ia “vodhi” Italisë, para se ai të debutante në nivele më të larta me ekipet kombëtare axurre. Mjafton një minutë lojë në dy ndeshjet (fatmirësisht janë 5 zëvendësime) dhe ai mbetet kuqezi përgjithmonë.