MENU
klinika

Njoftimi zyrtar

Real Madrid lajmëron edhe UEFA-n për stadiumin

29.08.2020 - 16:42

Real Madrid të gjitha ndeshjet post izolimit i luajti në stadiumin “Di Stefano”, por duket se nuk ka ndërmend të luajë në “Santiago Bernabeu” deri në momentin që tifozët të kthehen në shkallët e stadiumit.

Drejtuesit e Realit kanë vënë në dijeni se ekipi i tyre do të luajë në impiantit alternativ deri në momentin që kjo situatë të mbarojë. “Alfredo di Stefano” do të jetë stadiumi ku do të luhen ndeshjet e kampionëve.

Nuk ndodh për herë të parë diçka e tillë, pasi “Los Blancos” e mbyllën sezonin në La Liga pikërisht në këtë ambient, pasi stadiumi kryesor po i nënshtrohet disa rikonstruksioneve.

Spanjollët kanë patur probleme ekonomike dhe nuk kanë ndërhyrë në merkato, vetëm në largimin e disa lojtarëve. Dy sponsorët kryesorë “Adidas” dhe “Fly Emirates” kanë marrë një goditje të madhe për shkak të pandemisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN