MENU
klinika

Argjentinasi këmbëngul për t'u larguar

Messi nuk paraqitet, lëvizja e radhës i takon Barçës

30.08.2020 - 11:30

Tashmë është kthyer në një lojë shahu mes Lionel Messit dhe klubit të të tij Barcelona. Sulmuesi argjentinas nuk ka ndërmend të rishikojë vendimin e tij për të qëndruar, ai kërkon të largohet dhe kjo u duk qartë edhe sot në mëngjes.

Klubi ka pritur lojtarët për t’iu nënshtruar testimeve për COVID-19, të parashikuar nga protokolli i La Liga-s. Lionel Mesi nuk është paraqitur për testet e Koronavirusit para fillimit të përgatitjeve për sezonin e ri, duke thelluar gjithmonë e më shumë hendekun me klubin.

Messi gjatë ditës së shtunë, përmes përfaqësuesve të tij, ka bërë të ditur se nuk do të paraqitet për testime, teksa ditën e hënë edhe zyrtarisht pritet të fillojë epoka Koeman, me stërvitjet që tashmë janë planifikuar dhe ai do të mungojë.

Ndërkohë, i pranishëm ka qenë Luis Suarez, që po pret ofertën e duhur, pasi trajneri nuk e sheh më si titullar uruguajanin. Suarez, gjithsesi, ka pranuar vendimin e Koeman, por me siguri edhe ai do të largohet.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin