30.08.2020 - 15:56
Një 80-vjeçari i identifikuar si Dud Çaça ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:40, ku i moshuari teksa po ecte rrugës u përplas nga një motor.
Motori drejtohej nga 36-vjeçari Durim Tatani, i cili plagë të rënda dhe u nis drejt spitalit të Durrësit.
Si pasojë e plagëve të marra 80-vjeçari ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm ndërsa drejtuesi i motorit ndodhet në gjendje të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Ushtarak.