MENU
klinika

Nuk i japin lejekalimin

La Liga kundër Messit, argjentinasi nuk dorëzohet

30.08.2020 - 16:43

Lionel Messi nuk u paraqit sot në klub për të kryer testin e COVID-19 sepse nuk do që të rinisë përgatitjet për sezonin e ri me katalanasit. Ai po mundohet që të shfrytëzojë një pikë në kontratë që mund të largohet para sezonit të fundit.

Nuk mund të ndodhë kështu, pasi La Liga ka dalë me një deklaratë zyrtare ku sqaron kontratën e Messit. Drejtuesit e kampionatit kanë bërë me dije se një klauzolë e tillë është e pavlefshme dhe Messi duhet të paguajë 700 milionë euro nëse do të largohet nga ekipi spanjoll.

Padyshim një shifër e tillë është e paimagjinueshme për çdo klub. La liga shkruan qartë në argumentim se “Kontrata është aktualisht në fuqi dhe ka një ‘klauzolë të përfundimit të parakohshëm dhe në mënyrë të njëanshme deri më 26 qershor. Në përmbushje të normave përkatëse, La Liga nuk do të japë lejekalimin për lojtarin, në rast se nuk paguhet klauzola”, – shkruhet në qëndrimin zyrtar.

Por duket argjentinasi nuk ka ndërmend të qëndrojë duarkryq dhe të dorëzohet pas qëndrimit të Ligës. Ai nuk dëshiron të vazhdojë me katalanasit. Messi do t’i bashkohet trajnerit Pep Guardiola te Manchester City dhe nuk do të ndryshojë mendje. Barcelona në krahun tjetër nuk do ta lërë të lirë. Saga vazhdon…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Argjentinasi këmbëngul për t'u larguar

Messi nuk paraqitet, lëvizja e radhës i takon Barçës

Tifozët zikaltër ëndërrojnë

Mënyra se si Inter mund të rrëmbejë Messin


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin