MENU
klinika

Bushi merr të rinj

Katër ndryshime në Kombëtaren U-21

30.08.2020 - 19:35

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka bërë disa ndryshime të fundit në listën e lojtarëve të përzgjedhur për dy ndeshjet eliminatore të Euro 2021 ndaj Austrisë dhe Andorrës.

Si fillim tekniku kishte përzgjedhur 22 futbollistë për këto dy sfida, por është detyruar të ndryshojë planet për shkak të problemeve që ka shkaktuar pandemia COVID-19 në grumbullimin e lojtarëve.

Kështu bëhet me dije se mbrojtësi Jon Mersinaj nuk mund të grumbullohet, sepse nuk lejohet nga klubi të lëvizë jashtë Kroacisë për shkak se sapo ka përfunduar karantinën dhe është jashtë formës fizike.

E njëjta situatë edhe për shokun e tij te NK Lomomotiva e Zagrebit, Enis Çokaj, i cili gjithashtu do të mungojë se bashku edhe me Albion Ademin, i cili nuk lejohet të lëvizë jashtë Finlandës. Sa i përket mungesave është shtuar edhe emri i mesfushori i KF Laçit, Julian Shehu, i dëmtuar.

Për të zëvendësuar këto mungesa tekniku Bushi ka ftuar Kristjan Asllanin (Empoli), Albion Markun (KF Laçi), Serxhio Ujka dhe Andi Handroj (KF Bylis). Ndeshja e parë e U-21 do të jetë kundër Austrisë më 4 shtator në transfertë dhe më pas më 8 shtator në “Elbasan Arena” ndaj Andorrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Broja nuk luan në ndeshjen e parë

Ndryshime në Kombëtare, Zvicra bëhet problem

Lista e kuqezinjve dhe fjala e trajnerit

Tre prurje të reja, Reja: Janë lojtarë të perspektivës