Los Angeles Clippers është skuadra e pestë që kualifikohet për në gjysmëfinale të play-off në NBA në Konferencën e Perëndimit. Skuadra kaliforniane fitoi sonte 111-97 ndeshjen e gjashtë ndaj Dallas Mavericks, duke e mbyllur 4-2 serinë në çerekfinale.
Në fakt, Dallas e nisi mirë, teksa fitoi periodën e parë 34-29, por më pas erdhi përmbysja e Clippers, duke i fituar të 3 periodat e tjera. Më i miri i ndeshjes ishte Luka Doncic i Mavericks me 38 pikë 9 rebound dhe 9 asist, por si duket vlenë më shumë 33 pikët dhe 14 asistet e Kawhi Leonard.
Clippers do të ndeshen në finale me fituesin e ciftit Denver Nuggets–Utah Jazz, që do të luajnë ndeshjen e gjashtë mes tyre pas pak, ku Jazz udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve.
Mbeten edhe pak enigma, me Miami Heat që i mjafton një fitore, teksa udhëheq 3-0 dhe Rockets ndaj Thunder që kryeson 3-2. NBA po futet në fazën më interesante, në gjysmëfinale, me shpresën që nuk do të ketë më bojkot.
KONFERENCA E LINDJES – ÇEREKFINALE PLAY OFF
Milëaukee Bucks – Orlando Magic (4-1)
Toronto Raptors – Brooklyn Nets (4-0)
Boston Celtics – Philadelphia 76ers (4-0)
Miami Heat – Indiana Pacers (3-0)
KONFERENCA E PERËNDIMIT – ÇEREKFINALE PLAY OFF
Los Angeles Lakers – Portland Blazers (4-1)
Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks (4-2)
Denver Nuggets – Utah Jazz (2-3)
Houston Rockets – Oklahoma City Thunder (3-2)