Thuajse ka përfunduar i tërë numërimi në Mal të Zi, i cili ka vënë si fites partinë DPS të Milo Gjukanovic. Gjukanovicit i duhet një koalicion për të siguruar shumicën në parlamentin malazez që ka 81 vende.
Qendra për Transicionin Demokratik ka treguar rezultatin e numërimeve deri më tani. Deri më tani, janë përpunuar 265 nga 268 vendvotime apo 98.8% e votave.
Rezultatet janë si më poshtë:
1. Social Demokratët 4.13%
2. Partia Boshnjake 3.80%
3. SDP 3.09%
4. E zezë dhe e bardhë 5.53%
5. Koalicioni Shqiptar 1.37%
6. Vendimtar për Malin e Zi 35.44%
7. Për të ardhmen e Malit të Zi 32.82%
8. Lista shqiptare 1.54%
9. Paqja është kombi ynë 11.94%
Ora 23:00
Ndërsa numerimi i votave ne Mal te Zi po shkon drejte fundit, pak para mbylljes se votimit kane dale projeksionet e para. E para prej partive qe kryeson eshte DPS e Milo Gjukanovic me 34.8% të votave, pra 29 deputetë, koalicioni proserb “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 27 mandate, “Paqja është kombi ynë” 10 mandate, “Bardh e Zi” katër mandate.
Social Demokratët dhe Partia Boshnjake do të kishin tre mandate secili, SDP dy mandate dhe Lista Shqiptare deri më tani ka marrë 1.4% të votave, duke siguruar kështu një mandat, si dhe Koalicioni Shqiptar ka siguruar 1.1% të votave, duke siguruar edhe ky një mandat deputeti.
Qendra për Tranzicionin Demokratik njoftoi më parë se 75.9 votues të regjistruar ushtruan të drejtën e tyre për të votuar.
Qytetarët votuan në 1,217 qendra votimi për njërën nga 11 listat zgjedhore. 540,026 qytetarë kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet e sotme.