31.08.2020 - 10:35
Pas 5 ditësh luftë me flakët, është shuar zjarri në 4 vatrat e krijuara në qarkun e Fierit.
Eshtë shuar zjarri në Roskovec, Vlosh dhe në Mallakastër. Teksa në Drenie është drejt shuarjes. Flakët kanë “përpirë” dhjetëra hektarë shkurre, teksa është vënë në rrezik edhe jeta e zjarrfikësve, për shkak të asfiksimit.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarret, teksa nuk përjashtohet mundësia për zjarrvënie të qëllimshme. Kjo nisur edhe nga deklarata që ka dhënë me herët kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako i cili tha se po digjen pyje për t’u ndërtuar resorte, teksa ka pasur edhe rezerva për punën e bërë nga disa Bashki. Në vijimësi të kësaj deklarate të fortë, zv. kryeministri Erion Braçe e ka bërë shumë të qartë se nuk do të lejohet të ngrihet asnjë pallat mbi sipërfaqe pyjore të djegura.
Në total forca 133 forca zjarrfikëse
Mjete
4 zjarrfikëse
2 autobota
8 mjete transporti
Në drejtimin e tyre
Nga Prefekti i Qarkut
Sek. Përgjithshëm
Dy punonjës nga struktura e EC
Nga Bashkitë
Dy kryetarë bashkie
Tre nënkryetare bashkie
Vatrat e zjarrit
Në orën 06:00 ishin 5 vatra kryesore aktive
Aktualisht janë 1 vatër aktive drejt shuarjes