MENU
klinika

Hapat që duhet të ndjekin prindërit

Po përgatisni fëmijën për rikthimin në kopsht ose shkollë?

31.08.2020 - 11:03

Para se ta dërgoni fëmijën tuaj në çerdhe, kopshti ose shkollë, praktikoni mbajtjen e maskave, përshëndetjen e miqve pa u prekur dhe të lani duart shpesh. Dhe bëhuni gati të flisni për gjërat që kanë ndryshuar dhe të mbështesni fëmijën tuaj emocionalisht.

Ndërsa fëmijët kthehen në kopshte e shkolla, ata do të gjejnë masa paraprake të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19). Masat e sigurisë janë të domosdoshme, por ato mund të duan kohë për fëmijët e vegjël që të përqafohen. Ndihmoni fëmijën tuaj të përshtatet me “normalitetin e ri” me këto këshilla:

Flisni për ndryshime/ Kur fëmija juaj shkon në kopsht ose shkollë, njerëzit mund të mbajnë maska, të ulen më larg njëri-tjetrit, të bëjnë aktivitete në grupe më të vogla dhe të kalojnë më shumë kohë jashtë. Bisedoni me administratorët për të qartësuar se çfarë ndryshimesh mund të prisni. Pastaj kaloni kohë duke diskutuar për ndryshimet me fëmijën tuaj. Filloni duke shpjeguar se këto rregullime janë bërë për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve. Siguroni fëmijën tuaj që të gjithë janë duke u përpjekur së bashku për të qëndruar të gjithë të sigurt.

Fëmijëve të vegjël mund t’u duket e sikletshme maska. Shpjegojini se ato mbahen për të mbrojtur shendetin dhe duhet mbuluar goja bashkë me hundën. Maskat  gjithashtu mund të krijojnë vështirësi në të kuptuarit të mimikave e shprehive të fytyrës. Kështu, ndihmojeni fëmijën të aftësohet më shumë në kontaktin me sy. Fëmijëve mund t’u kërkohet të mos prekin fizikisht njëri-tjetrin. Kjo mund të jetë e vështirë, sepse prirja natyrore e  fëmijëve mund të jetë të përqafojnë miqtë e tyre.

Praktikoni rutinat e higjenës/ Fëmijët duhet të lajnë duart më shpesh e më gjatë, kështu që mund t’i ndihmoni ata me praktika të thjeshta si të kënduarit të një kënge gjatë kohës së larjes së duarve. Është shumë e rëndësishme të krijoni rutina të këtyre aktiviteteve, ku të përfshihet e gjithë familja.

Ndjesitë/ Të jetosh përmes një pandemie është e vështirë. Ndihmoni fëmijën tuaj duke e pyetur si ndihet për shkak të këtyre ndryshimeve. Shpjegojini pse po kthehet në kopsht ose shkollë. Kujtoni fëmijën tuaj që kjo do të thotë më shumë shanse për të luajtur me miqtë dhe për të parë mësuesit. Kur fëmija juaj të kthehet në kopsht ose shkollë, përgatituni për disa ndjenja të forta. Fëmija juaj mund të ndjehet i ngacmuar, nervoz, i lumtur, i trishtuar – mbase të gjitha menjëherë! Nëse fëmija juaj nuk është në gjendje të shprehë ndjenjat me fjalë, kirjoni mundësinë për të luajtur shkollash në shtëpi. Mbi të gjitha bëjani të ditur që të gjitha ndjesitë janë normale./Burimi “PËR NËNAT”