Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti duket shpresëplotë se numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë është drejt uljes. Alimehmeti bën një bilanc të shifrave të dy ditëve të fundit, dje dhe pardje dhe sipas tij fillimi i rënies së të infektuarve është afër.
“Forca miq! Shtrëngoni dhëmbët edhe pak”, shkruan ai ndër të tjera.
Postimi i mjekut:
SUPER!
Dy dite rresht me sinjale te mira! ?
Dje: 112 raste te reja nder 801 testime.
TPP 112 / 801 = 14.0%
Sot: 84 raste te reja nder 796 testime.
TPP 84 / 796 = 10.6%
Javen e kaluar TPP ishte 19%.
Kujtoj qe benchmarku i OBSH-se eshte TPP <10%, per te treguar nje gjurmim te kenaqshem te rasteve.
Gjithashtu, per tre dite rresht numri i te sheruarve eshte me i larte se rastet e reja.
Sot: 97 te sheruar dhe 84 raste te reja.
Dje: 132 te sheruar dhe 112 raste te reja.
Pardje: 158 te sheruar dhe 156 raste te reja.
Le te shpresojme qe kjo ecuri do te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim. ?
Forca miq!
Shtrengoni dhembet edhe pak.
Fillimi i renies duket se eshte afer!