Një histori e ndodhur në Kaukazin e Veriut në Rusi. Kampioni i botës në mundje, Zaurbek Sidakov, e ndërpreu dasmën e tij në mes, pasi të ftuarit morën papritmas mesazhe telefonike, duke pretenduar se nusja e tij ishte eskortë, e thënë ndryshe, shoqëruese e një miliarderi.
Me 500 të ftuar në dasmën e Zaurbek Sidakov dhe Madina Pliyeva, gjithçka kishte shkuar mirë para se telefonat e të ftuarve të fillonin të gumëzhinin. Mesazhe të çuditshme dhe një video erotike e nuses mbërritën papritur në telefonat e mysafirëve.
Ato e vinin nën akuzë nusen si eskortë e të pasurve, duke treguar edhe foto “hot” të saj. Ka dyshime se videoja dhe fotot u shpërndanë nga gruaja e pakënaqur e një manjati (miliarderi), që është dashnori i saj i supozuar. Ajo e gjeti materialin komprometues në telefonin e burrit, sipas një burimi.
Zaurbek Sidakov, 24 vjeç, një mundës, kampion bote, për shkak të përfaqësimit të Rusisë në Lojërat Olimpike 2020, para se ato të shtyheshin për shkak të Covid-19, thuhet se e tërhoqi gruan e tij prej flokësh, duke i kërkuar llogari se i kishte fshehur gjëra kaq të rëndësishme.
Ai e la të qante në dysheme, ndërsa dasma u anulua. Nusja u dërgua më vonë në spital nga miqtë dhe familja e saj dhe tani thuhet se fshihet në Moskë. Babai i saj pësoi një atak kardiak, në vazhdën e skandalit të dasmës, sipas raportimeve.