MENU
klinika

Flet Armando Sadiku

“I kemi kualitetet për të mposhtur Bjellorusinë

31.08.2020 - 13:48

Duke nisur nga sot, ekipi kombëtar do të nisë stërvitjen për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, atë më 4 shtator në Bjellorusi dhe më 7 shtator me Lituaninë.

Është rikthyer Armando Sadikut, i cili këtë sezon ka qenë padyshim një nga sulmuesit shqiptarë më në formë, por pandemia e shtyu rikthimin e tij në kombëtare. Elbasanasi ka folur për sfidat e radhës dhe të ardhmen e tij…

RIKTHIMI – “Ndihem shumë mirë, kënaqësi të vesh fanellën e Kombëtares. Shpresoj ta ndihmoj. Ambienti është i njëjtë, janë disa lojtarë të rinj që nuk i kisha takuar. Kemi një grup të mirë lojtarësh. Jam i bindur që do të marrim maksimumin në këto ndeshje, që me Bjellorusinë. I kemi kualitetet”.

GOLAT – “Goli është si ushqimi për mua. Kur shënoj e kam kryer detyrën. Me Kombëtaren do ta provojë këtë ndjenjë çdo futbollist. Do mundohem të shënoj në këto dy ndeshje dhe të ndihmoj ekipin të marr rezultate pozitive”.

BJELLORUSIA – “Duhet ta marrim seriozisht, që nga fillimi. Sot nuk ka skuadra të lehta. Duhet të luajmë fort dhe të marrim tri pikët. Në letër jemi favoritë, por duhet t’i marrim ndeshjet seriozisht nga fillimi. I kemi kualitetet për të zënë vendin e parë”.

KONKURRENCA – “Vendos trajneri kush luan. Vij pas një sezoni të mirë, kam bërë 36 ndeshje si asnjëherë tjetër. Më parë jam thirrur nga trajneri, por një herë nuk kam ardhur për arsye familjare dhe një herë për dëmtim. Nëse trajneri më zgjedh, do jap maksimumin”.

E ARDHMJA – “Po i shqyrtoj ofertat. Menaxheri po merret me ofertat. Jam i përqendruar te Kombëtarja dhe pas ndeshjeve do të shoh se ku do ta vijoj karrierën në nivel klubesh”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Broja nuk luan në ndeshjen e parë

Ndryshime në Kombëtare, Zvicra bëhet problem

Lista e kuqezinjve dhe fjala e trajnerit

Tre prurje të reja, Reja: Janë lojtarë të perspektivës