Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një deklartë për median ka folur për agjendën e Partisë Socialiste që lidhen me zgjedhjet e pranverës së ardhshme.
Gjatë deklaratës Balla është pyetur nëse do të ketë ndryshme në qeveri gjatë zhvillimit të Asamblesë.
Balla tha se PS ka vlerësim pozitiv për ministritë përkatëse, ndonëse vendimi për ndryshime është në dorë të kryeministrit Edi Rama.
“Duhet të them që grupi i Partisë Socialiste mbështet plotësisht qeverinë në të gjithë fushat që mbulojnë ministritë përkatëse kemi bërë reforma shumë të rëndësishëm, megjithatë ky është një vlerësim që i takon kryeministrit. PS ka një avantazh se gjithmonë krahasohet me veten, modeli ynë i qeverisjes nuk mund të krahasohet me modelet e qeverisjes së mëparshme. Nuk mund të kemi arritur gjithçka që kemi dëshiruar por kemi arritur të ndryshojmë rrënjësisht cdo sektor të rëndësishëm në vend. I qëndroj faktit të vlerësimit pozitiv në tërësinë e sektorëve që mbulojnë ministritë përkatëse”, tha Balla.
Gjatë deklaratës ai ka folur edhe për debatin që është zhvilluar ditët e fundit për detin, ku Greqia do të zgjerohej me 12 milje në detin Jon.
Balla është shprehur se nuk ka asnjë marrëveshje, duke thënë se marrëveshjen e ka bërë Lulzim Basha me Sali Berishën, ndërsa nga qeveria e tyre nuk ekziston dicka e tillë.
“Nuk ka një marrëveshje të re me Greqinë. Dua të sqaroj për cdo qytetar shqiptarë, sepse marrëveshjet bëhen mes shteteve dhe negociohen për muaj dhe vite. Në rastin mes Shqipërisë dhe Greqisë ka pasur një marrëveshje, të negociuar nuk e di për sa kohë para zgjedhjeve të 2009. Por që u bllokua nga kërkesa e depozituara nga PS në Gjykatën Kushtetuse. Në këtë kontekst gjithë ky kazan që zien nuk e di kush janë arsyet, por dua të theksaoj se nga qeveria e Edi Ramës respektohet interesi ynë kombëtar dhe konventat kombëtare. Dua të theksoj që për cdo lloj vendimarrje do negociohet dhe do të bëhet publike,”tha Balla ndër të tjera.