MENU
klinika

Analiza

Si të qëndroni të përqendruar ndërsa punoni nga shtëpia

31.08.2020 - 16:04

Tani që shumë punonjës janë duke punuar nga shtëpia dhe mund të duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë për një kohë të pacaktuar, disa e kanë më të vështirë të përqendrohen 100% në punë.

Sipas një studimi në prill nga Shoqata për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, vetëm 22% e punonjësve kanë pasur vështirësi të përqendrohen duke punuar në shtëpi, nga 1099 punonjës të anketuar.

Por ndërsa puna nga shtëpia është tejzgjatur, shifrat për Covid-19 vazhdojnë të jenë shqetësuese, gjithë pikëpyetjet për shkollat si dhe trazira të tjera që kanë kapluar gati gjithë botën, përqendrimi në punë nga shtëpia është bërë sfidues.

“Niveli ynë i përqendrimit të ulët është rezultat i një kombinimi të stresit, ambientit dhe shpërqendrimeve,” tha Vaile Wright, drejtor i kujdesit shëndetësor në Shoqatën Psikologjike Amerikane.

Nëse po zbuloni se përqendrimi juaj po fillon të jetë çdo ditë e më i ulët, këtu janë disa mënyra se si ekspertët thonë se mund ta rritni atë.

Largoni shpërqendrimet paraprake

“Mos dëgjoni lajme si dhe fikni alarmin apo çdo gjë tjetër që i’u shpërqendron” tha psikologia Cathleen Swody.
“Ajo tha se disa njerëz që i njeh madje e fikin Wi-Fi në laptopin e tyre dhe thonë:” Në rregull, nuk do e ndez Wi-Fi derisa të përfundoj këtë letër ose derisa të përfundoj këtë analizë,” kështu që ju e keni më të thjeshtë të përqendroheni kur e dini se do përfundoni punën, pastaj do bëni gjërat e tjera.

Vendosni kufijtë

Bëjeni të qartë për të tjerët në shtëpinë tuaj kur nuk mund të ju shqetësojnë.
“Komunikoni me ata të familjes tuaj, i thoni se deri në çfarë ore nuk duhet t’ju shqetësojnë dhe tregojuni cila është hapësira juaj ku do të punoni” tha Wright.
Mbyll derën e shtëpisë ose dhomës, nëse është e mundur, për ta bërë edhe më të qartë mesazhin “Mos shqetëso”.

Merrni pajisjet që do ju duhen

Merrni afër çdo gjë që mendoni se do ju duhen siç janë lapsat, kufjet, fletorja e shënimeve, ujë apo dhe kafja.
Të gjitha këto ju ndihmojnë të mos shpërqendroheni për një kohë të gjatë. Përshembull, kufjet mund t’ju ndihmojnë nëse komshiu fillon të bëjë zhurmë. Kështu ju do të vendosni direkt kufjet dhe në këtë mënyrë nuk do të keni nevojë të kërkoni kufjet nëpër shtëpi që derisa ti gjeni, përqendrimi ka marrë arratinë.
“Fletorja e shënimeve mund të ndihmojnë të shënoni ku të rifilloni nëse jeni shpërqendruar për pak,” tha Orly Avitzur, president i Akademisë Amerikane të Neurologjisë.
Ato ndihmojnë gjithashtu për të shkruar gjëra të rëndësishme që të kujtohen në moment.
“Kurdoherë që disa mendime të hyjnë në kokën tënde, thjesht shkruaj ato dhe thuaj: “Do të merrem me atë më vonë, por jo tani. Për 45 minutat e ardhshme, unë jam përqëndruar në këtë,”tha Avitzur.

Dokumentoni çdo gjë

Vendosni qëllimet e ditës në letër ose diku tjetër. Shënoni kohën që një material mund të ketë nevojë. Kështu do ta dini se atë kohë do i’a kushtoni plotësisht punës.

Thyerjet e programit

“Pushimet e shkurta janë një mënyrë për të përmirësuar përqendrimin,” tha Wright.
Ai tregon se nëse ne përpiqemi ta detyrojmë veten të qëndrojmë të përqendruar për shumë kohë, nuk funksionon. Programoni kohën për të kontrolluar mesazhet, lajmet ose mediat sociale dhe për të kaluar pak kohë me fëmijët, të dashurit apo edhe kafshët shtëpiake.

Njihe veten

“Të dish se në cilën pjesë të ditës arrin të përqendrohesh më shumë është thelbësore,” tha Wright.
Pra, nëse e dini, për shembull, se jeni më të aftë të përqendroheni në detyra më të vështira në mëngjes, shënojeni atë në orarin tuaj si koha juaj e të menduarit ose koha e shkrimit. Mund të planifikoni detyra që kërkojnë më pak përqendrim ose vëmendje pasdite, kur jeni pak më të lodhur.

Avitzur shtoi se disa njerëz mund të shpërqendrohen nga televizori ndërsa të tjerët jo. Në mënyrë të ngjashme, disa mendojnë se të dëgjuarit muzikë i ndihmon ata të përqëndrohen, ndërsa të tjerët mendojnë se po shpërqendron. Aviutzur përmendi një studim të vitit 2012 që sugjeroi që muzika pa tekst është më e preferueshme sesa këngët me tekste, sepse nëse filloni të mendoni për atë që po thotë teksti, kjo është një formë tjetër e hutimit.
“Të gjithë duhet të dinë pikat e tyre të forta dhe çfarë i bën ata produktivë maksimalisht kur bëhet fjalë për ndërhyrje të jashtme si muzika.” tha Avitzur.

Kushtojini rëndësi mjedisit ku punoni

Mundohuni ta bëni ambientin tuaj sa më të rehatshëm të jetë e mundur.
Mundohuni të punoni ulur në një karrike të rehatshme. Puna nga shtrati mund të shkaktojë tendosje të shpinës dhe shpatullave. “Çdo lloj dhimbjeje, ngurtësie ose simptome të tjera është një shqetësim që çon në shpërqendrim,” tha Avitzur.
E rëndësishme është të shmangni punën nga shtrati juaj.
“Ju duhet ta lidhni dhomën e gjumit me gjumin dhe intimitetin, përndryshe rrezikoni të ndikoni në gjumin tuaj, gjë që do të ndikojë në përqendirim.” tha Wright.

Kujdesuni për veten

Sigurohuni që të hani mirë por jo deri në ngopje dhe mos punoni deri në atë pikë sa të lodheni shumë. Sigurohuni që të bëni gjumin e mjaftueshëm gjatë natës, gjithashtu.
“Përqendrimi është shumë më i lehtë kur ndjehemi mirë, kur nuk jemi aq të uritur e as shumë të ngopur, kur kemi fjetur mirë apo dhe kur e kemi pirë at kafenë që e duam. “tha Wright.
Gjeni kohë edhe për të ushtruar.
“Ushtrimet ndihmojnë në menaxhimin e stresin dhe pa stres, përqendrimi është më i lehtë” tha Wright.
(WallStreetJournalGazeta “Si”)