MENU
klinika

Çështja e detit

Meta i dërgon letër Ramës: Më trego çfarë ke folur me Mitsotakis?

31.08.2020 - 16:50

Presidenti Meta i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama të cilën Top News e disponon, ku kërkon informacion për çështjen e detit.

Kujtojmë se që nga deklarata e kryeministrit grek Mitsotakis i cili komunikoi në parlamentin grek për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në det çështja u shoqërua më një sërë debatesh në vendin tonë.

“Informacion mbi komunikimin me kryeministrin grek apo zyrtarë të tjerë. Informacion mbi qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare për çështjen e detit. Kërkojmë informacion për veprimet që do ndërmarrë qeveria shqiptare”, shkruhet në letër.