MENU
klinika

E konfirmon piloti

Leclerc: Ferrari duket se ka prekur fundin

31.08.2020 - 17:43

Gara e Belgjikës në Formula 1 konfirmoi plotësisht një sezon plot probleme për Ferrarin, madje edhe pilotët deklarojnë se kjo skuderi ka prekur fundin, me Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel që u klasifikuan në vendet 13 dhe 14 në përfundim të garës së SPA.

Të dy pilotët mbeten jashtë zonës së pikëve, një makinë e avashtë, që nuk është në gjendje të duelojë edhe me skuderitë e dorës së dytë e jo më për t’u ngjitur në podium, pasi për të fituar as që bëhet fjalë.

“Nuk është një situatë e lehtë. Nuk di çfarë të them. Kjo që ndodhi është diçka e shëmtuar, duhet të reagojmë, të bëjmë diçka. U përpoqa të bëj maksimumin, por ishte e pamundur të ecje më shpejt se kaq. Nuk isha në gjendje të parakaloja. E shoh të vështirë situatën, kemi prekur fundin”, – tha Leclerc.

Ferrari pop ret që ky sezon të mbyllet sa më shpejt, për të bërë ndryshimet e duhura në vitin e ardhshëm. Gara e radhës do të jetë në Itali (Monza), e konsideruar si e shtëpisë për Ferrarin, tifozët shpresojnë në një mrekulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN