MENU
klinika

Mposht Tiranën

Teuta befason përsëri, rrëmben Superkupën

31.08.2020 - 21:00

Teuta ka fituar për herë të parë Superkupën e Shqipërisë, teksa ka mposhtur 2-1 Tiranën, ndeshje e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Pasi fitoi Kupën 2-0 po ndaj Tiranës dhe pasi kaloi edhe një tur në Europë, skuadra durrsake vijon të befasojë.

Në 21’ shënoi Rubin Hebaj. Një goditje dënimi nuk kontrollohet nga Lika me topin që mbetet para portës. Mes rrëmujës është Hebaj ai i cili shtyn topin në rrjetë. Në 35’ është sërish Hebaj që shënon.

Lorenco Vila gjuan nga pika e bardhë, por Lika pret, Hebaj është i vëmendshëm dhe me shpejtësi shtyn sferën në rrjetë. Një pjesë mjaft e mirë e ekipit durrsak, teksa e mbyll në avantazhin e dy golave.

Pjesa e dytë duket më e ekuilibruar. Por Teuta në 66’ mbetet me 10 lojtarë. Pas një përplasje në mesfushë të Arapit me Torasën, mbrojtësi merr të verdhin e dytë dhe lë ekipin në inferioritet numerik.

Në 77’ Tirana ngushton në 2-1, shënon Jurgen Vrapi. Aksion me shumë pasime i Tiranës, topi shkon nga e majta, ku pasimi në qendër gjen saktësisht mesfushorin e ri, që nuk gabon me gjuajtjen e tij. Tirana përpiqet në minutat e mbetura, por nuk ia del dot të barazojë.

Teuta pati dy mundësi të “vriste” ndeshjen, por nuk ia doli. Gjithsesi, durrsakët administruan mirë 5 minutat shtesë. Në 1 muaj, Teuta merr 2 trofe me trajnerin Edi Martini.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin

U dëmtua me Kombëtaren në momentin më të mirë

Muçi mëson sa do të qëndrojë larg fushave të lojës