MENU
klinika

Turqia, gati për luftë

E dinë grekët e francezët, se çfarë i pret dhe çfarë do të vuajnë, a jo?!

31.08.2020 - 22:13

        Shigjeta ka dalë nga harku dhe do ta mbërrijë synimin. Në këtë rrugë që kemi nisur, jemi të gatshëm të paguajmë gjithçka – kështu u shpreh presidenti turk, Erdogan.

Ai riktheu në vëmendje marrëveshjet e shekullit të fundit, të cilat, Erdogan i quajti pazare të padrejta: “Ky qëndrim i vendit tonë, i hap rrugë prishjes së llogarive të shekullore. Kjo është edhe arsyeja, pse na sulmojnë. Se prishja e këtyre hesapeve sjell dhimbje”.

Për këtë, është i gatshëm edhe për përballje ushtarake: “Armiqve tanë, u themi: ja tek është sheshi. Ashtu siç shpirti është i lidhur me trupin edhe njerëzit dhe ushtarët janë të lidhur me këtë tokë, derisa të mbetet kufoma e fundit në këtë territor. Ne nuk heqim dorë nga kjo përpjekje. Për këtë arsye, nuk hezitojmë fare që të japim dëshmorë”.

Erdogan u shpreh, se Turqia ndihet e kërcënuar në rajon dhe për ato shtete, drejtoi disa pyetje: “A janë të gatshëm edhe ata që na dalin kundër në Mesdhe, që të bëjnë të njëjtën sakrificë?  I pranon populli grek, ato që do të vuajnë për shkak të drejtuesve të tyre të papërgjegjshëm? E di populli francez, se çfarë do të paguajë për shkak të drejtuesve të tyre të papërgjegjshëm”?

Teksa foli për të ardhmen, u kthye mbrapa në kohë: “Ne dimë shumë mirë, se ku kemi qenë. E di se çfarë qëndrimesh mbajmë sot, si dhe çfarë kemi si synim në të ardhmen”.

Ndërsa paralajmëroi fitore të rëndësishme në të ardhmen:“Gushti është muaji i fitoreve. Kemi marrë shumë fitore, për më shumë se 400 vjet. Në gusht, fituam betejën e Mallazgirtit, pushtuam Beogradin dhe u zgjeruam në Perëndim.  Bëmë edhe Qipron, pjesë të tokave tona. Edhe përpjekjet tona, për të mbrojtur kufijtë në jug dhe në det, i nisëm në muajin gusht.

Asnjë fitore në historinë tonë, nuk është alternativë e tjetrës. Por e kundërta. Çdo fitore, paralajmëron tjetrën”.

Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?