MENU
klinika

Analiza

Edhe një herë, ajo tregoi se është gruaja më e fuqishme në botë!

01.09.2020 - 08:28

Kur bëhet fjalë për stilin e saj të udhëheqjes, Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kohë që preferon të mbështetet tek vlerat më shumë sesa tek pushteti.

“Ju nuk mund t’i zgjidhni detyrat me karizëm”, thotë ajo. As në rastin e Gjermanisë së pasluftës, me forcë ushtarake. Vlerat si sundimi i ligjit dhe respekti për kundërshtarët e karakterizojnë atë. Kjo qasje e ka bërë Merkelin udhëheqësen më të admiruar demokratike në botë.

Dhe ndërsa ajo përgatitet të largohet nga politika në 2021, lidershipi i saj është i kërkuar më shumë se kurrë.

Këtë vit, krizë pas krize ajo ka provuar se është gruaja më e fuqishme në botë.

Kur koronavirusi u shfaq, ajo e pa atë si “sfidën më të madhe” në historinë e Bashkimit Evropian dhe koordinoi një qasje gjithëpërfshirëse në të gjithë Kontinentin.

Pastaj kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Gjermania plotësoi boshllëkun me fonde të reja për agjencinë.

Kur Turqia sfidoi kufijtë detarë të Greqisë anëtare të BE për të drejtat e naftës, duke kërcënuar me një luftë midis dy anëtarëve të NATO-s, ajo detyroi diskutimin midis dy fqinjëve.

Kur Rusia përshkallëzoi rolin e saj ushtarak në Libi, ajo bisedoi në telefon me udhëheqësin rus Vladimir Putin.

Kur BE-së iu desh të huazonte para për ta nxjerrë Evropën nga recesioni i saj pandemik, Gjermania vendosi ta vendoste veten “në vend të personit tjetër dhe të shikonte problemet nga këndvështrimi i tjetrit. ”

Nga Putin, ajo ka kërkuar transparencë dhe përgjegjësi për helmimin e dyshuar të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny. Si një mbrojtës i të drejtave të njeriut, Gjermania e transferoi  Navalny në një spital të Berlinit, dhe i ofroi atij azil.

Pas një zgjedhje të manipuluar në Bjellorusi, Gjermania bëri presion për transparencë në numërimin e votave dhe u përgatit të vendosë sanksione ekonomike nëse regjimi vret ndonjë protestues. Merkel e ka paralajmëruar Putinin të mos përdorë forcë në Bjellorusi.

Për të gjitha problemet e Perëndimit me Rusinë, “ne duhet të vazhdojmë të flasim”, u tha ajo gazetarëve më 28 gusht. Gjermania vazhdon të tregojë respekt ndaj Rusisë edhe pse nuk bie dakord me të.

“Bota duhet t’i falënderojë gjermanët, dhe t’u kërkojë atyre më shumë udhëheqje globale,” shkroi Elisabeth Braw nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara, një organizatë britanike për mbrojtjen dhe sigurinë, në prill.

Merkel me siguri nuk do ta donte diçka të tillë. Ajo është shumë e zënë duke bërë mirë në Evropë dhe për fqinjët e saj.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Monitor/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

‘Tragjedia’ e Angela Merkel

Ja përse Merkel duhet të largohet

“Zemra e Evropës” duhet të rrahë më shpejt!

Çfarë po lë pas kancelarja gjermane?

Angela Merkel – Sukseset dhe dështimet


Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?