MENU
klinika

NBA, play-off

Bucks bien në sfidën e parë gjysmëfinale

01.09.2020 - 09:55

Në Konferencën e Lindjes në NBA pati dy surpriza në dy ndeshjet e para gjysmëfinale. Pasi Boston Celtics mposhti kampionët e Toronto Raptors, ishte Miami Heat që ka fituar 115-104 ndaj Milëaukee Bucks në gjysmëfinalen e parë play off, duke udhëhequr 1-0.

Një rezultat disi surprizë, pasi Bucks konsiderohen favoritë, por Heat luajtën më mirë, sidomos në pjesën e dytë. Antetokounmpo nuk dha më të mirën në fushë (18 pikë e 10 rebound), ndërkohë që për Bucks u dalluan Middleton me 28 pikë e Lopez me 24.

Për Miami shkëlqeu Jimmy Butler, që realizoi 40 pikë, mbështetur nga Dragic me 27 pikë. Gjithsesi, kjo ishte vetëm sfida e parë ndër shtatë të tilla dhe pritet revanshi i Bucks në ndeshjen e radhës.

Situata ende e hapur në Perëndim për sa i përket dy ekipeve të fundit gjysmënaliste. Oklahoma City Thunder fitoi 104-100 ndaj Houston Rockets në çerekfinalen e gjashtë, duke barazuar 3-3 serinë e ndeshjeve.

Ndeshje ku të dyja ekipet luajtën mirë, por në minutat e fundit triumfoi skuadra e Thunder, falë 28 pikëve të Paul dhe 25 të Gallinari. 32 pikët e Harden për teksanët mbetën për statistikë.

KONFERENCA E LINDJES, – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Milëaukee Bucks – Miami Heat 104-115 (0-1

Boston Celtics – Toronto Raptors (1-0)

KONFERENCA E PERËNDIMIT, – ÇEREKFINALE PLAY OFF

Los Angeles Lakers – Portland Blazers (4-1)

Los Angeles Clippers – Dallas Mavericks (4-2)

Denver Nuggets – Utah Jazz 119-107 (3-3)

Houston Rockets – Oklahoma City Thunder 100-104 (3-3)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN