MENU
klinika

Kryengritja në Tepelenë

Kryengritja e Zhapokikës, historia dhe dënimet e kryengritësve

11.10.2018 - 19:28

Kryengritja e Zhapokikes ishte ndër lëvizjet e para të forta antikomuniste në jug të vendit, me organizim të mirë, ideale të forta, betim para flamurit dhe vendosmëri kundër pushtetit komunist.

Frymëzimin nuk e kishin nga elementë të veçantë, por të gjithë anëtarët e çetës ku rreth 25 persona ishin bujq me arsim të ulët e madje të pa arsimuar fare.

Dolën kundër sistemit komunist, kur e kuptuan se po u merrej liria e prona, u nëpërkëmbnin zakonet dhe godisnin besimin. Në vjeshtën e vitit 1948, nisi organizimi dhe sulmi ndaj pushtetit komunist. Pakënaqësitë ishin shtuar disa muaj më parë, kur nga kjo zonë ishin vrarë personalitete të respektuar të krahinës së Zhapokikës.

Të nxitur edhe nga këto krime të hapura, pas disa mbledhjesh në fshehtësi, shtabi e komanda zgjidhen me votim më 28 shtator 1948: komisar politik Xhemal Brahimi, komandant Bajram Kamberi, nënkomandant Mehmet Yzeiri, Salo Kaso anëtar shtabi, Sefer Yzeiri caktohet kryetar i skuadrës së atentatorëve me emrin “Dora e zezë”.

Detyra e çetës ishte: “Të luftojë me armë qeverinë, të vihet në lidhje me çeta të tjera derisa në Shqipëri të krijohet një qeveri nacionaliste, demokratike. Çeta kryengritëse erdhi duke u rritur, ndërkohë që krijoi një shqetësim të madh në qeveri.

Raportet e Sigurimit të Shtetit për Tepelenën, si edhe të dhënat për kryengritësit, e tregojnë këtë shqetësim, por edhe angazhimin e plotë të pushtetit për ta shtypur, në mënyrë të veçantë forcat policore dhe ushtarake të Tepelenës dhe Beratit.

Në datën 2 tetor 1948, çeta ra në luftim në fshatin Kamçisht me forcat e Sigurimit e të policisë, që kishin ndaluar tre nga kryengritësit e këtij fshati. Çeta i liroi të ndaluarit, pasi sprapsi forcat qeveritare, duke qëlluar në ajër.

Ndërkohë, çeta kapi dy fshatarët spiunë, që kishin kallëzuar bashkëfshatarët e tyre dhe i kërcënoi me vrasje, por gjithsesi i lanë të lirë, pavarësisht tradhëtisë ndaj bashkëfshatarëve. Çeta ishte gjithnjë në survejimin dhe ndjekjen e Sigurimit dhe të ushtrisë së Tepelenës dhe asaj që kishte ardhur nga rrethi i Beratit. Për t’i shpëtuar asgjësimit, çeta çau rrethimin në Plashnik e Molisht dhe mori drejtimin e Beratit, por në Gllavë u rrethua sërish.

Në përpjekjen me armë të datës 8 tetor 1948, u vranë dy policë të forcave qeveritare, nga ana tjetër u vra nënkomandanti i çetës kryengritëse Mehmet Yzeiri, si dhe anëtari i shtabit të saj, Salo Kaso.

Në këtë luftim, forcat kryengritëse u shpërbënë. Disa kryengritës u dorëzuan vullnetarisht, disa u arrestuan dhe të tjerë morën arratinë, por u kapën dhe u asgjësuan. Shaqo Limja dhe Sefer Yzeiri rezistuan më gjatë. I fundit, Bajram Kamberi, u arrestua pas disa rrethimeve në muajin janar 1949.

U vra edhe vëllai i tij, Safet Kamberi, njëri ndër organizatorët e kryengritjes. Pas shtypjes se kryengritjes anetare e mbeshtetës të saj, u denuan, persekutun ashper nga dikatuar komunste. Ja vendimi i Gjykatës Ushtarke Gjirokastër:

Bajram Kamberi, 49 vjeç, lindur dhe banues në Zhapokikë, bujk, i arrestuar në janar 1949, dënohet me vdekje, si drejtues i kësaj bande, për pjesëmarrjen në gjithë luftimet, për qëndrimin e tij në arrati deri sa është arrestuar, për agjitacion e propagandë kundër pushtetit.

Sefer Yzeiri, 39 vjeç, nga Zhapokika, bujk, i arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me vdekje.

Shaqo Muçodemaj, 29 vjeç, nga fshati Luftinjë, bujk, i arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 20 vjet burg dhe punë të detyruar.

Xhemil Asllani, 21 vjeç, nga fshati Luftinjë, bujk, i arrestuar më 5 tetor 1948, dënohet me 15 vjet burg dhe punë të detyruar.

Xhelal Begaj, 35 vjeç, nga Zhapokika, bujk, i arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 12 vjet burg dhe punë të detyruar.

Mete Kalo Didaj, 36 vjeç, nga Luftinja, bujk, arrestuar më 19 tetor 1948, dënohet me 15 vjet burg dhe punë të detyruar.
Balil Ahmetaj Veliu, 39 vjeç, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 15 vjet burg dhe punë të detyruar.

Xhelal Begaj, 35 vjeç, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 12 vjet burg dhe punë të detyruar.

Gani Kojdheli, 36 vjeç, nga Kamçishti, bujk, arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 12 vjet burg dhe punë të detyruar.

Mehmet Muçodemaj, nga Lufinja, bujk, arrestuar më 5 tetor 1948, dënohet me 12 vjet burg dhe punë të detyruar.

Hajri Mahmutaj, 39 vjeç, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 12 vjet burg dhe punë të detyruar.

Selfo Xhemali, 49 vjeç, nga Kamçishti, bujk, arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 4 vjet burg dhe punë të detyruar.

Beg Veizi, 49 vjeç, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 4 vjet burg dhe punë të detyruar.
Nuredin Xhaferri Rrodhaj, 29 vjeç, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 16 tetot 1948, dënohet me 4 vjet burg dhe punë të detyruar.

Hajredin Alushi, nga Zhapokika, arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 4 vjet burg dhe punë të detyruar.

Mehmet Kalemaj, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 4 vjet burg dhe punë të detyruar.

Teme Pajo, 49 vjeç, nga Zhapokika, arrestuar më 5 tetor 1948, dënohet me 3 vjet burg dhe punë të detyruar.

Shefqet Didaj, 19 vjeç, nga Luftinja, bujk, arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 3 vjet burg dhe punë të detyruar.

Sehit Çaushaj, 34 vjeç, nga Zhapokika, bujk, arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 3 vjet burg dhe punë të detyruar.

Jashar Canaj, 44 vjeç, nga Luftinja, bujk, arrestuar më 16 tetot 1948, dënohet me 3 vjet burg dhe punë të detyruar.

Maliq Dervishi, Didaj, 57 vjeç, nga Luftinja, bujk, arrestuar më 5 tetor 1948, dënohet me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.

Demo Aliu, nga Salaria, bujk, arrestuar më 16 tetor 1948, dënohet me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.

Riza Çaushi, 49 vjeç, nga Kamçishti, bujk, arrestuar më 10 tetor 1948, dënohet me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.

Myfit Islami, nga fshati Dukaj, bujk, arrestuar më 5 tetor 1948, dënohet me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.

Adem Memaj, 21 vjeç, nga Salaria, punëtor, arrestuar më 10 tetor, dënohet me 2 vjet burg dhe punë të detyruar.

Të gjithë të dënuarve u sekuestrohet pasuria dhe humbasin të drejtën elektorale.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë