MENU
klinika

Largimi nga Barcelona

Argumentat ligjorë dhe sportivë pse ikën Messi

01.09.2020 - 10:32

Lionel Messi kërkon të largohet nga Barcelona sa më parë dhe kjo u duk nga mosparaqitja në stërvitje. Argjentinasi ka akumuluar gjatë gjithë sezonit arsyet që e kanë bërë atë të mendojë për këtë dhe të konsolidojë idenë e largimit nga Barcelona.

Pak nga pak, janë shtuar argumente të ndryshme, që e kanë shtyrë atë të marrë vendimin për ta lënë “Camp Nou”. Kjo është arsyeja pse pardje ai nuk kaloi në testin PCR (tamponit), nuk mori pjesë as në seancën e djeshme stërvitore. Ai e ka ndarë mendjen të largohet.

Motivimet kryesore të largimit, sipas prestigjiozes spanjolle “Marca”, janë sportive dhe ligjore. Në mesin e atyre që kanë të bëjnë me futbollin, ai dëshiron të ketë një projekt fitues, një sfidë që i lejon të fitojë tituj dhe të mbetet ambicioz. Te Barça nuk e sheh këtë perspektivë.

Argumentet Ligjore:

– Kishte më shumë kohë për ta prishur në mënyrë të njëanshme kontratën, sepse sezoni përfundoi më vonë. Afati i datës 10 qershor nuk është i vlefshëm.

– Nuk ka klauzolë përfundimi 700 milionë euro. Nëse Leo e prish kontratën në sezonin 2020-2021, ai nuk ka klauzolë ndaj duhet ta negociojë largimin e tij.

– Bartomeu ka thënë në disa intervista se ditën kur Messi dëshiron të largohet, ai mund ta bëjë këtë.

Argumentat sportivë:

– Projekti i Barcelonës nuk është ambicioz. Ai ka vënë “bast” për projekte fitues në “Camp Nou” vite me radhë. E ardhmja që Barcelona po ndërton nuk e bind argjentinasin. Messi dëshiron një sfidë, që e motivon. Sezoni i fundit ishte bosh.

– Shkarkimi i Valverde nuk u bë me miratimin e Messit. Sipas këtij të fundit, nuk ishte momenti për ta larguar atë, madje as mënyra e duhur.

– Problemet me drejtuesit e kanë dëmtuar, veçanërisht sezonin e fundit. Fërkimet me stan e klubit, i cili e dinte që në korrik se do të largohej, kanë qenë të zakonshme: për shkak të polemikave me rrjetet sociale, të ERTE…

– Mungesa e harmonisë dhe koniktet me menaxherët e tjerë, të tillë si Eric Abidal. Ish-sekretari teknik vuri në dukje disa lojtarë si përgjegjës për largimin e Valverde, diçka që Leo nuk e pëlqeu.

– Ai nuk dëgjohet. Argjentinasi ka ndjesinë se mendimi i tij nuk merret parasysh në klub, si kur mbron lojtarët aktualë, as kur zgjidhen lojtarët e rinj si përforcime.

– Ai mendon se fundi i ciklit ka ardhur te Barça. Kjo përkon me Piqué, ndaj preferon të bëjë një hap anash. Messi konsideron se i ka përfunduar cikli si lojtar Blaugrana. Ai dëshiron t’u hapë rrugën brezave të rinj.

– Ai dhe familja e tij ishin një nga objektivat e “BarçaGate”. Lojtari mendon se u bë pjesë e një komploti për ta diskredituar atë, pas të cilit nuk është ende e qartë nëse qëndronte dikush nga klubi.