Një prej eksponentëve kryesorë të Interit thotë se klubi nuk është në gjendje të blejë Le Messin. Piero Ausilio flet për merkaton e Interit dhe e bën këtë duke nënvizuar se, përtej sugjerimeve, zikaltrit nuk mund të bëjnë shpenzime të mëdha.
Messi – Nuk ka asgjë, madje as nuk e di nga vijnë këto ide. Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe para së gjithash duhet të përqendrohemi në merkaton në dalje. Mundësitë janë të pakta dhe futbollistët që mund të marrim nuk janë aq të shtrenjtë.
Tonali – Nuk mund të thuash që ke një lojtar në dorë kur nuk ke filluar negociatat. Na pëlqente, por gjërat janë siç thashë. Nuk mund të bëjmë investime të këtij lloji. Nuk ishte përparësi, mundësitë nuk na lejojnë të investojmë.
Vidal – Na pëlqen, kjo është e sigurt. Për momentin, ai është lojtar i Barcelonës. Nëse e lejojnë të largohet me kushtet e duhura, atëherë mund të mendojmë ta marrim. Mund të konfirmoj gjithashtu se po flasim me Romën për Kolarovin, ka shumë mundësi që ai të arrijë.
Nainggolan – Është aset i Interit dhe ka ende dy vjet në kontratën e tij. Sot u paraqit në grumbullim dhe u vu në dispozicion të trajnerit. Do ta vlerësojmë me kujdes. Nuk e përjashtoj që ai mund të qëndrojë. Ka cilësi të shkëlqyera dhe besoj se mund të përmirësohet duke respektuar rregullat e sjelljes.
Lautaro: Të nesërmen, pas skadimit të klauzolës, ai ishte jashtë merkatos. Çështja është e mbyllur. Tashmë është i përqendruar në projektin tonë.