MENU
klinika

Plagë me mjete prerëse

Ndërron jetë në rrethana të paqarta 13 vjeçarja

11.10.2018 - 21:45

Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e sotme. Zyrtarisht policia thotë se vajza 13-vjeçare ishte shoqëruar në spital nga babai i saj, shtetasi me iniciale Xh.B. për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë.

“Më datë 11.10.2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, njofton zyrtarisht policia e Tiranës.  

Minorenia ishte gjetur në agoni nga i ati Xhevat Brahaj që e kishte transportuar menjëherë në spital.

Mësohet se ajo kishte plagë me mjet prerës në trup dhe brenda pak minutash ka ndërruar jetë.

Policia ende nuk ka dhënë shkaqet e vdekjes së 13-vjeçares K. Brahaj, ndërsa po kryen hetime dhe babai i saj është marrë në pyetje për të zbardhur rrethanat.

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve

Pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër