MENU
klinika

Mos i bëni këto gabime!

Gati për vjeshtën? Koha të ndryshoni garderobën…

02.09.2020 - 09:59

Për fat të keq, ka ardhur koha që dalëngadalë fillon të paketosh rrobat e verës duke nxjerrë një nga një bluzat me mëngë të gjata e më tej, edhe pulovrat. Shumë prej veshjeve të përdorura i fusim në një kuti kartoni dhe e lëmë në fund të gardërobës.

MEGJITHATË, e di që mund t’i prishësh veshjet në një kohë kur të duket sikur po i ruan? Para se t’i paketosh dhe t’i lësh mënjanë për një sezon të gjatë, sigurohu që nuk po bë një gabim të madh. Është shumë e rëndësishme që të gjitha veshjet të jenë të lara dhe të pastra. Yndyra e trupit, përveç erës, mund të prodhojë edhe insekte në rroba, kështu që, nëse e ke veshur qoftë edhe një orë një bluzë vere, era e djersës mund të shkaktojë probleme serioze. Shto edhe faktin që pas disa muajsh, njollat e djersës bëhen të pamundura për t’u eliminuar plotësisht.

Ja edhe disa gabime të tjera që bën kur paketon rrobat e sezonit.

1- Asnjëherë mos i ruaj rrobat në çanta a qese plastike. Plastika krijon lagështirë e cila më vonë kthehet në myk. Një alternativë e mirë janë qeset me veshje pambuku.

2- Ji e kujdesshme kur i paketon veshjet. Temperaturat e larta duhen evituar, sepse i nxehti dëmton fibrat.

3- Shmang vendosjen e rrobave në këndet e shtëpisë ku bien rrezet e diellit.

4- Asnjëherë mos përdor kuti kartoni për të ruajtur rrobat. Ato janë acidike dhe ngjitësja që përdoret për to është tërheqëse për insektet. Kontejnerët plastikë janë zgjidhje më e mirë.

5- Ashtu si veshjet, edhe këpucët duhen pastruar para se t’i paketosh, në mënyrë që të shmangësh dhe erën e keqe.