MENU
klinika

Ditëlindje me pizhama dhe pa grim!

Luana Vjollca merr surprizën më të bukur në mesnatë!

02.09.2020 - 10:02

Luana Vjollca ka pritur ditëlindjen me një super surprizë të organizuar në mesnatë.

Moderatorja ka publikuar një foto ku shfaqet në mesin e dekorimeve dhe buqetave gjigante me lule, enkas për ditëlindjen e saj të 29.

Gjithçka është organizuar në taracën e shtëpisë së moderatores, ku duket e gjithë Tirana në pëllëmbë të dorës.

Luana shfaqet e veshur me pizhama dhe pa grim, çka tregon se ka qenë një festë surprizë dhe e mbajtur sekret.

Tullumbace rozë, një tortë me një kukull bjonde që supozohet të jetë Luana duke bërë foto, shampanjë dhe lule pa fund shohim në fotot e publikuara nga moderatorja, e cila ka marrë me qindra urime.

Nuk e dimë se kush është autori i kësaj surprizë, por në sfond dëgjojmë zërin e Marinës, e cila ndodhet pranë motrës në këto momente speciale.

“Je gati për dëshirën”, e pyet Marina Luanën para se kjo e fundit të lëshojë tullumbacet në ajër!

 

Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!