MENU
klinika

Flet edhe për çështjen e detit

Deklarata e Kim për kandidatë për deputetë, Meta: Ka ardhur koha që politika të pastrohet

02.09.2020 - 10:34

Presidenti Ilir Meta thotë se ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme klasa politike në vend të pastrohet nga elementët kriminalë.

Nga Vlora ku ndodhet për 100 vjetorin e Luftës së Vlorës, Meta u pyet nga gazetarët si e shikonte deklaratën e ambasadores Kim, e cila u kërkonte krerëve të partive politike që të bëjën kujdes me kandidatët për deputetë.

“Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të pastrohet gjithçka në vendin tonë dhe të kemi institucione demokratike dhe legjitime. Zgjedhjet e lira pastrojnë dhe politikën nga elementë kriminalë dhe të korruptuar. Këta elementë për interesa të ndryshme mbajnë peng shtetin ligjor”, tha Meta.

Ndërkohë, i pyetur nëse kishte një opsion për datën e zgjedhjeve, Presidenti u shpreh “Nuk mund të themi asgjë se do më duhet të dëgjoj përfaqësuesit e forcave kryesore politike. Pastaj do flasim me siguri. Kam kërkuar takim me përfaqësuesit e të gjithë forcave parlamentare dhe të gjithë janë të mirëpritur.”

Në këtë përvjetor të Luftës së Vlorës, Meta u pyet dhe për çështjen e detit.

“Për këtë çështje që ju ngritet mendoj se sjellja ime do jetë gjithmonjë vetëm shtetërore, kushtetuese dhe e përgjegjshme. I ftoj të gjithë të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre dhe të mos bëjnë deklarata që nesër mund të përdoren kundër Shqipërisë”, u shpreh Presidenti.