MENU
klinika

Tre të dëmtuar

Të gjithë negativë, Kombëtarja niset drejt Bjellorusisë

02.09.2020 - 11:07

Kombëtarja shqiptare ka zhviluar sot paradite seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi. Skuadra dhe i gjithe delegacioni kanë marrë po sot edhe përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë kane rezultuar negativë.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli. Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen.

Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar, në mënyrë që të mund të rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë.

Ndeshja me Bjellorusinë do të luhet më 4 shtator, në orën 20:45, që përkon edhe me hapjen e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. Kombëtarja do të rikthehet menjëherë pas ndeshjes dhe më 7 shtator do të presë në “Air Albania” ekipin e Lituanisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duka, Reja dhe Hysaj hedhin tullat e para

“Ne jemi një skuadër, rindërtojmë së bashku”