Që pas deklaratës së kryeministrit të Greqisë, Kyrakos Mitsotakis, nga parlamenti ku tha se Greqia do të marrë 12 milje edhe në detin Jon, kjo ka qenë çëshja më e diskutuar prej ditësh në të dyja vendet, ndonëse është sqaruar nga pala shqiptare se deklarata e shtetit fqinj s’ka lidhje me detin tonë por do të marrë pjesën që është ndërmjet shteteve, sipas një marrëveshje të firmosur në 2009.
Media greke “Tovima.gr” shkruan sot se Ministri i Jashtëm Nikos Dendias shumë shpejt do të vizitojë Tiranën për bisedime, por ende nuk është caktuar ndonjë datë fikse.
“Kanalet me qeverinë shqiptare, megjithatë, janë të hapura dhe ka shumë të ngjarë që vizita në Tiranë që do të lançojë zhvillimet do të nisin me kthimin e Nikos Dendias nga Neë York, ku të premten ai është planifikuar të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.
Në debatin e fundit në Parlament mbi ratifikimin e marrëveshjeve për zonat detare me Italinë dhe Egjiptin, të dy Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm grek informuan delegacionin kombëtar se plani i Athinës është të rinisë bisedimet me qeverinë shqiptare për një zgjidhje përfundimtare: shënjimi në pritje i zonave detare.
Nikos Dendias tashmë kishte pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilin u ra dakord për të përsëritur ‘bisedimet së shpejti, pas zgjerimit të ujërave territoriale greke në Jon, për të zgjidhur çështjen e zonave tona detare me Shqipërinë’, tregues i klimës që po formohet dhe reagimi pozitiv i Ministrit të Jashtëm shqiptar ndaj njoftimit paraprak të Kyriakos Mitsotakis për shtrirjen e ujërave territoriale në Jon nga 6 në 12 milje”, shkruan Tovima.
Siç duket pala greke kërkon që të përshoejtojë procedurat por vijimi i kësaj teme të nxehtë pritet të shihet se çfarë kthese do të marrë pas vizitës së ministrit grek në Tiranë.