MENU
klinika

E thotë babai i yllit botëror

“Shoh të ardhme të vështirë për Messin në Barcelonë”

02.09.2020 - 13:05

Jorge Messi, babai i Leos, tashmë në Barcelonë, thotë se është e vështirë që i biri të vazhdojë në “Camp Nou”: “Unë shoh një të ardhme të vështirë për Messin në Barcelonë”. Lidhur me Manchester City, ai ka komentuar se “ende nuk ka asgjë, nuk kemi folur me Pep dhe me askënd”.

Gazeta argjentinase “Olé” hapet me çështjen “Messi”, të cilën e klasifikon si “telenovelë botërore”. Në kopertinën e saj është gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, së bashku me Diego Maradonën. Ajo shkruan se Jorge Messi do të takohet me Bartomeu në një “samit” të nxehtë.

Më tej, ngre pyetjen nëse mund të ketë një rrugëdalje pa konflikt. Edhe Rakitic e ka vlerësuar situatën e Messit. Futbollisti kroat i ka thënë lamtumirë Barcelonës përmes një konference për shtyp:

“Çdo lojtar bën analizën e vet dhe merr vendimet përkatëse. Ajo që Leo, ose lojtarët e tjerë do të bëjnë është në varësi të tyre”. Ndërkohë, Víctor Font, kandidati presidencial i Barcelonës “vë bast” se argjentinasi do të kalojë te Manchester City.

Sipas medias angleze, superstari 33-vjeçar i ka dakordësuar kushtet financiare me “qytetarët” për 5 vite. Sipas kësaj marrëveshjeje në letër, Messi do të ishte pjesë e Manchester City për tre sezone, ndërsa dy të tjerë do të bëhej pjesë e MLS, te klubi në pronësi të sheikut Mansour atje, Neë York City FC.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin