MENU
klinika

"Greqia të çarmatosë 16 ishujt në Egje, ose ne i marrim me forcë"

Admirali turk në pension ndez gjakrat: Turqia të tregojë forcën

02.09.2020 - 20:51

Deniz Kutluk së fundmi ka akuzuar Greqinë se po kërkon të “shtrihet” në zonat detare që i përkasin Turqisë.

Admirali i dalë në pension po i kërkon qeverisë së Erdogan që të lëshojë një “ultimatum” për Greqinë për çarmatimin e menjëhershëm të 16 ishujve të Egjeut, duke kërcënuar ndërhyrje ushtarake dhe okupim nëse ndodh ndryshe.

“Turqia duhet të deklarojë se ne nuk e njohim sovranitetin mbi këto 16 ishuj. Turqia duhet të thotë se “Greqia brenda 48 orësh dhe nën vëzhgimin nga vëzhguesit ndërkombëtarë do të sigurojë çarmatimin e këtyre ishujve ose përndryshe këto ishuj janë tonat. Ne e kemi këtë fuqi”, tha ai në mënyrë provokuese.

Duke folur për mediat e huaja, admirali në pension akuzoi Greqinë, se ajo kërkon të “ndërhyjë” në zonat detare që i përkasin Turqisë dhe që nëse reagon mund të shkatërrojë forcat ushtarake Greke në detin Egje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?