Bashkitë e verilindjes, ku bëjnë pjesë Kukësi, Hasi dhe Tropoja po përballen me vështirësi financiare në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Qeveria ka nxjerr udhëzime të reja për protokollin e sigurisë ndaj COVID-19, por nuk i ka shoqëruar ato me fonde shtesë për vendorët. Përfaqësuesit e bashkive i bënë të ditura problematikat gjatë një takimi me Prefektin e Kukësit.
“Bashkia e Hasit ka dezinfektuar objektet shkollore të paktën dy here, por sipas udhëzime të ministrisë shkollat duhet të dezinfektohen të paktën 1 herë në 20 ditë. Bashkia e Hasit e ka të pamundur e kemi konsumuar fondin prej 1.2 mln leke reja, ndaj kërkojmë që këto udhëzime të shoqërohen me fonde të veçanta, specifike”, tha Flamur Thaçi, n/kryetar i bashkisë Has.
Përpos dezinfektimit bashkitë gjenden në vështirësi edhe për furnizimin me ujë të shkollave apo mirëmbajtjen e tyre.
“Kemi disa probleme, si furnizmin me uje ne dy shkolla dhe lyerjen ne shkollenAli Podrimja”, shprehet Abedin Kernaja n/kryetar Tropojë.
Në Qarkun e Kukësit janë rreth 140 objekte shkollore dhe parashkollore, një pjese e të cilave të amortizuara dhe jashtë standardeve për nisjen e vitit të ri shkollor, sidomos këtë vit kur kërkohet më tepër të ruhet distanca dhe higjiena në shkolla.