03.09.2020 - 10:24
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në Shkodër.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:35, në vendin e quajtur Fshati Garuc në Oblikë të Shkodrës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet Z.V., 32-vjeç, duke drejtuar motorrçikleten tip “Dayang” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është plagosur rëndë. Ndonëse ai u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit