MENU
klinika

Arsyeja

George Orwell u burgos qëllimisht…

03.09.2020 - 13:34

Shkrimtari pati thënë vetë se kishte shkaktuar arrestimin e vet si i dehur për të përjetuar burgun ndërsa bënte kërkime për esenë e tij Poshtë dhe Jashtë, në Paris dhe Londër. Kjo deri tani qe vënë në dyshim, deri sa kërkuesit e konfirmua si e vërtetë.

Balanca mes faktit dhe letërsisë në hetimin e George Orwell mbi varfërinë është vënë në pikëpyetje që kur një recensues anonim i esesë së tij të vitit 1933, “Poshtë dhe Jashtë” në Paris dhe Londër, vrau mendjen “nëse autori pati qenë me të vërtetë poshtë dhe jashtë”. Por tashmë një akademik që ka gërmuar mbi arkivat e gjykatave ka zbuluar se eksperimentet e Orwell mbi këtë temë janë të vërteta: autori u arrestua se qe “i dehur dhe i paaftë” në Ist End të Londrës ndërsa prezantohej si një hamall peshku me emrin Edward Burton.

Një ese e vitit 1932 e Orwell përshkruan plot gjallëri 48 orë të kaluara në paraburgim në dhjetor 1931 pasi piu “katër apo pesë pints” dhe pjesën më të madhe të një shisheje uiski. Synimi i tij qe që të arrestohej, “në mënyrë për të shijuar burgun dhe për ta sjellë veten më pranë endacakëve dhe keqbërësve të vegjël me të cilët përzjehej”, sipas biografit të tij Gordon Bowker.

“Kur formulari i akuzave u plotësua unë tregova historinë që tregoj gjithmonë, se emri im qe Edward Burton dhe se prindërit e mi kishin një dyqan ëmbëlsirash në Blithburgh, ku unë isha punësuar si zyrtar; se unë isha përzënë ngaqë pija dhe se prindërit e mi, më në fund, të lodhur nga vesi im i pijanecit, më kishin hedhur në rrugë,” shkruante autori i “Fermës së Kafshëve” në esenë që u publikua për herë të parë pas vdekjes së tij. “Unë shtova se kisha punuar si hamall peshku dhe pasi pata “fituar papritur gjashtë shilinga të shtunën, u tërbova.”

Tashmë Dr Luke Seaber i University College London ka zbuluar të dhënat e gjykatës në arkivat Metropolitane të Londrës për të cilat ai beson se “konfirmojnë përtej çdo dyshimi se Orwell me të vërtetë kreu atë që përshkroi pak a shumë, në një nga eksperimentet e tij”.

Sipas Seaber, vërtetësia e reportazheve të Orwell ka qenë gjithmonë e dyshimtë, ku veçanërisht eseja “Shëtitja dhe Vrasja e një Elefanti” është vënë vazhdimisht nën hetim.

“Ne kemi shënimet e vetë Orwell në një kopje që ai i dha Brenda Salkeld për të dëshmuar se një pjesë e veprës së tij letrare është më së shumti autobiografi,” i tha Seaber the Guardian. “Ne dimë gjithashtu se kanë të tjera gjysmë të vërteta dhe të gënjeshtërta në atë vepër.”

Mitizimi i Orwell si “i ndershëm” dhe “vetëprezantimit të tij si ‘folës i hapur’, si dikush që ritregon eksperiencën e vet jetësore,” e bën vërtetësinë e raportimit të tij “pyetje qendrore”, vijoi Seaber.

Të dhënat konfirmojnë gjithashtu një numër detajesh në esenë e Orwell, veçanërisht përshkrimit të tij të të burgosurve të tjerë me të cilët qëndroi në pritje të daljes në gjyq në burgun Rruga e Vjetër. Rreshtat e Orwell mbi “një të ri të shëmtuar belg të akuzuar për pengimin e trafikut me një karrocë dore” i korrespondojnë “Pierre Sussman, një njëzetvjeçari, i cili pranoi fajësinë për këtë vepër,” shkruan Seaber në artikullin e tij, ndërsa tregimi i Orwell për “të riun që theri në stomak shoqen e tij – e cila kishte gjasa do të shërohej” – ka gjasa të ketë lidhje me “Joseph William McGowan, një 20 vjeçar pastrues nga Franca, megjithëse Orwell dhe shokët e tij të qelisë qenë të gabuar mbi krimin e tij. Akuza ndaj tij nuk qe plagosja apo tentativa për vrasje, por në fakt qe vrasje,” shkruan Seaber.

Sipas Seaber, dokumenti i sapozbuluar “demonstron se shkrimi i tij mbi këtë eksperiencë qe pothuajse 100 përqind i saktë – me pak gabime të vogla të cilat ka gjasa që ndodhin kur dëgjon njerëz që flasin në një qeli.”

Bowker e cilësoi zbulimin e Seaber si një “zbulim interesant” por tha se kjo nuk e habit atë. “Reportazhet e Orwell janë kaq të gjalla sa është shpesh joshëse të shtrosh pyetjen nëse ngjarjet që ai ka përshkruar ndodhën me të vërtetë apo janë shpikur. Por rast pas rasti unë kam zbuluar se sa herë që ka pasur dyshime për vërtetësinë e shkrimeve të tij, prova të tjera janë zbuluar në mbështetje të shkrimeve të tij,” tha Bowker.

Biografi tha se dyshimi që Orwell nuk pati qëlluar kurrë një elefant në Burma, siç shkruhet në esenë e tij, “u hodh poshtë kur Bernard Crick gjeti një dëshmitar që e konfirmoi historinë”, dhe ai vetë zbuloi se “dyshimi në dukje i tepruar i Orwell mbi mundësinë e përgjimit të tij nga spiunët në Barcelonë qe në fakt i vërtetë. Arkivat e KGB-së tregojnë se së paku dy agjentë komunistë britanikë, miq të tij dhe bashkëshortes së tij, po jepnin informacione mbi të te rusët.”

“Orwell nuk qe një fantazist, por një reporter i shkëlqyer dhe i ndershëm i cili e vendosi veten në situata të pazakonta,” tha Bowker.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale