MENU
klinika

Liga e Kombeve

Gjermania e pëson në limit, Spanja “vjedh” një pikë

03.09.2020 - 22:00

Superndeshja e Ligës së Kombeve mes Gjermanisë dhe Spanjës është mbyllur 1-1, e vlefshme për raundin e pare në Grupin 4 të Ligës A. Një gol i Werner në minutën e 51-të ka kaluar në avantazh skuadrës së Low.

Kur mendohej Gjermania do të siguronte 3 pikët, spanjollët kanë gjetur golin e barazimit me Gaya-n në minutën e 96-të. Grupi tani kryesohet nga Ukraina, që ka mundur 2-1 Zvicrën falë një magjie të Zinchenko-s.

Rusia ka marrë kreun e Grupit 3 të Ligës B pas fitores bindëse 3-1 të marrë kundër Serbisë. Pas rusëve, po në kuotën e 3 pikëve, vjen Hungaria, që ka mposhtur 1-0 në transfertë Turqinë.

Uellsi kryeson Grupin 4 të Ligës B falë fitores 1-0 kundër Finlandës, por ka humbur Bale, i dëmtuar në fillimin e pjesës së dytë. Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Bullgarisë dhe Irlandës, është mbyllur 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN